Sporti

Shënoi ndaj Zvicrës, Muhamet Hyseni: Debutim ëndrrash, duhet të vazhdoj të punoj sa më shumë

11/19/2023 09:07
nga:L J

Të shënosh në ndeshjen debutuese me përfaqësuesen është ëndërr për çdo futbollist. E bëri realitet Muhamet Hyseni, i cili barazoi rezultatin në Bazel në minutën e 81-të.

Në intervistën pas ndeshjes, Hyseni deklaroi se e kishte parandier se do të shënonte.

“Ishte debutim ëndrrash, t’i realizosh Zvicrës është shumë e madhe, duhet të vazhdoj të punoj sa më shumë.

E parandieja që do të bëja diçka të madhe dhe ja që ndodhi.

Për paraqitjen time kanë merita shumë persona, klubi i Llapit, trajneri…. Ia dedikoj golin familjes sime.”/ss