Sporti

Shënoi ndaj Italisë, Ismajli: Kemi bërë ndeshje të madhe

11/16/2022 22:54
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur nga Italia në “Air Albania”.

Italia ka fituar ndaj Shqipërisë në ndeshjen miqësore me rezultatin 1:3, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Ardian Ismajli i cili realizoi golin e vetëm për Shqipërinë – theksoi se kanë bërë një ndeshje të madhe.

“Si ekip kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi dhënë maksimumin. Sa i perket aspektit individual, e kam prit të shënoje gol. Jam në formë të mire, shpresojë të vazhdojë kështu”, tha Ismajli për Super Sport.

/GazetaBlic Sport.