Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, ka shkruar histori mbrëmë me Kombëtaren e grave të Zvicrës në futboll.
Riola Xhemaili shënoi një gol historik në Kampionatin Evropian në shtëpi kundër Finlandës. Goli i saj në minutën e 92-të i siguroi barazimin 1-1 dhe një vend në çerekfinale Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport.
“E dija që do ta shënoja atë gol. Është e pabesueshme. Është ndjenja më e mrekullueshme që kam përjetuar ndonjëherë. Është si një ëndërr e bukur që bëhet realitet”, deklaroi Xhemaili.
Ja pamjet nga goli i saj – VIDEO.
/GazetaBlic Sport/


