Matteo Pessina pranon se nuk e ka kuptuar ende që shënoi golin fitues për Italinë kundër Austrisë.
Mesfushori i Atalanta erdhi nga pankina në pjesën e dytë dhe shënoi golin e dytë të italisë në kohën shtesë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë nuk e kam kuptuar ende se kam shënuar gol ndaj Austrisë, imagjinoni këtë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të kualifikohemi në çerekfinale, unë do ta kujtoj këtë natë përgjithmonë, ”tha Pessina për Sky Sport Italia.
“Ne jemi një grup i shkëlqyeshëm dhe i bashkuar, ne po ua tregojmë të gjithëve, ju mund ta shihni nga jashtë dhe kjo është gjëja më e mirë. Ishte një gëzim i madh të shënoja golin e dytë pas një loje kaq të vështirë, ishte e mahnitshme ”, përfundoi ai.


