Sporti

Shënoi golin e parë zyrtar me Al Nassr, vjen reagimi nga Cristiano Ronaldo

02/03/2023 21:28
nga:Mergim Rreci

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Cristiano Ronaldo është shprehur i lumtur që ka shënuar golin e tij të parë në ndeshjet zyrtare për Al Nassr.

“I lumtur që shënova golin tim të parë në Ligën Saudite dhe për përpjekjen e madhe të gjithë ekipit për të marrë një barazim të rëndësishëm në një ndeshje shumë të vështirë!”, ka shkruar portugezi, transmeton GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që Ronaldo shënoi nga penalltia në fund të ndeshjes, duke barazuar rezultatin në 2 me 2.