Sporti

Shënoi golin e parë pas asistimit të Ronaldos, Garnacho: Faleminderit, idhull Cristiano!

11/04/2022 08:15
nga:Mergim Rreci

Alejandro Garnacho ka falënderuar Cristiano Ronaldon për asistimin e yllit portugez, i cili i dha mundësinë të shënonte golin e parë për Manchester United.

“18 vjet e 125 ditë duke ëndërruar për këtë moment. Faleminderit, idhull Cristiano”, ka shkruar anësori argjentinas në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.

Garnacho imitoi festën e re të Ronaldos kur shënoi golin, teksa shtrëngoi të dyja duart në gjoks.