Ndeshja e sotme në “Wanda Metropolitano” mes Manchester United dhe Atletico Madrid ka përfunduar baraz me rezultatin 1-1.
Joao Felix shënoi me kokë për vendasit në minutën e shtatë – kurse për rezultatin final dhe barazimin e takimit u përkujdes 19 vjeçari, Elanga, i cili shënoi pas 80 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Elanga tha se ai jeton për momente të tilla dhe se është shumë i lumtur päër goline që ka shënuar.
“Kam ëndërruar për momente të tilla, të shënoj në Champions League kundër skuadrave më të mira evropiane si Atletico Madrid, një ëndërr e realizuar. Është vetëm pjesa e parë, duhet të jemi gati për të dytën në Old Trafford”, tha Elanga për BT Sport.
“Unë ju thashë se sa i qetë dhe i ftohtë jam dhe sa herë që më jepet një mundësi, dua të shpërblejë trajnerin dhe të jap 150% sa herë që futem në fushë. Unë thjesht bëj atë që mund të bëj, dua të jem lojtari më i mirë në fushë”.
“Duhet të qëndroni në lojë, gjithçka mund të ndodhë. Ne nuk luajtëm më së miri në pjesën e parë, por u përmirësuam pas zëvendësimeve në pjesën e dytë.”
“Ralf Rangnick më tha që t’i bëj mbrojtësit të tremben dhe të vrapojnë prapa. Kur të kem mundësinë ta shfrytëzoj. Doja një rezultat të mirë për tifozët sepse ata bënë një rrugë të gjatë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


