Sporti

Shënoi golin e fitores për Torinon, kjo është deklarata e Vojvodës pas ndeshjes

05/03/2021 23:15
nga:Lorik J

Torino dhe Parma u ballafaquan sot në kuadër të xhiros së 34’të të Serie A.

Torino e mposhti Parmën me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e fitores për Torinon e realizoi përfaqësuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Pas golit të realizuar kosovari ka folur për Sky Sports.

“Kur topi hyri brenda, ishte momenti më i mirë, veçanërisht sepse ne fituam. Më vjen mirë që ndihmova ekipin të fitoj lojën. Është viti im i parë në Serie A, ne kemi ndryshuar trajnerë dhe unë dua të bëj më të mirën time kur luaj. Më e rëndësishmja është fitorja. Ende nuk jemi të qetë si ekip, jam i qetë pasi kam luajtur por e rëndësishme është të fitojmë dhe të vazhdojmë të luajmë mirë. Gjithë javën Nicola më tha se Parma ka pësuar shumë gola në shtyllën e dytë, kjo rezultoi e vërtetë. Dedikim? Nipit tim, e përqafoj fort ”, tha Vojvoda.

/GazetaBlic Sport/