Sporti

Shënoi golin e fitores ndaj Maqedonisë, Liridona Syla: Golin ia dedikoi babait tim tashmë të ndjerë

04/11/2021 18:41
nga:Mergim Rreci

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, me rezultat minimal 1:0, falë golit të Liridonë Sylës.

Ajo shënoi me kokë pas një topi të dëbuar në minutën e 85-të, përcjell GazetaBlic.

Syla pas ndeshjes tha se golin ia dedikon babait të saj tashmë të ndjerë.

“Padyshim që i gëzohem golit por fitorja është më e rëndësishme dhe golin përveç Kosovës ia dedikoi babait tim tashmë të ndjerë. Mund të them se nuk bëmë lojë të mirë, por gjithçka po shkon duke u përmirësuar” tha ajo.

/GazetaBlic/