Skuadra e Tottenhamit ka fituar ndeshjen e parë të Premierligës dhe atë ndaj kampionit në fuqi, Manchester Cityt.
Tottenham fitoi me rezultatin minimal 1:0 në stadiumin e tyre në Londër, me golin e Son, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Hueng min Son u shpreh shumë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij dhe atmosferën që ishte në stadium.
“Tifozët e merituan fitoren dhe unë jam vërtet i lumtur për momentin. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Shumë i lumtur që u ktheva me tifozët, është ndjenja më e mirë për momentin. Kam shënuar një gol, por pa ekipin nuk mund ta shënoj atë gol. Performanca e ekipit ishte e jashtëzakonshme. Unë me të vërtetë u kënaqa edhe pa top”, tha Son për MOTD.
“Ne jemi vërtet të kënaqur me trajnerin, është atmsosferë pozitive në dhomën e zhveshjes dhe kjo është e rëndësishme. Ne duam të jemi një grup i ngushtë dhe ky është ndryshimi. Unë dua të mbaj energjinë pozitive sa më gjatë që të jetë e mundur”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


