Sporti

Shënoi gol ndaj Feyenoordit, Astrit Fazliu: Kemi mësuar shumë për vitet e ardhshme, do të jemi edhe më të fortë

07/30/2021 00:40
nga:Lorik J

FC Drita u eliminua nga garat evropiane, por me kokën lartë, pas një super paraqitje në Holandë ndaj Feyenoordit.

Skuadra e Dritës është eliminuar nga kualifikimet e UEFA Conference League, pas humbjes 3:2 nga Feyenoordi në ballafaqimin e sotëm.Til shënoi pas 8 minutave lojë, por Simonovski dhe Fazliu shënuan pastaj për ta dërguar Dritën në epërsi. Në pjesën e dytë, Til shënoi edhe dy gola për ta eliminuar Dritën nga UEFA Conference League.

Golashënuesi i Dritës, Astrit Fazliu në një prononcim për “GazetaBlic Sport” tha se ndihet shumë i lumtur për golin, por jo edhe për rezultatin

Ai tha se klubi i tij ka mësuar shumë në këto dy ndeshje ndaj Feyenoordit.

“Po, normal goli është shumë i rëndësishëm kur dihet se shënon kundër një ekipe si Feyenoord, por zhgenjyese është që nuk mundëm të kalojmë tutje, pasi kishim shumë mundësi, por prap se prap mendoj se kemi bërë shumë mirë në dy ndeshjet, kemi mësuar shumë për vitet e ardhshme që do jemi edhe më të fortë”, tha Astrit Fazliu.

/GazetaBlic Sport/