Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, demonstrohen teknologji inovative që i posedon APK-ja

03/21/2024 11:11
nga:N K

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Agrokulturës, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, në Parkun e Blinajës me temën “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”.

Me këtë rast, në prezencë të ministrit Faton Peci, u bë prezantimi dhe demonstrimi i teknologjisë inovative që posedon Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, në planifikimin dhe monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve, analiza dhe vlerësimin e sipërfaqeve të caktuara pyjore dhe aktivitetet e përditshme në sektorin e pylltarisë.

Demonstrimi praktik përfshiu përdorimin e dronëve, GPS-it si dhe kamerave kurth./EkonomiaOnline