Lajme

Shëndetësia prioritet/ Doktor Ali Berisha tregon programin: Komuna sot është e privatizuar, e një klase politike

09/25/2025 22:08
nga:G B

Ali Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, ka thënë se shëndetësinë e ka prioritet në qeverisjen e tij.

Si mjek, ai ka treguar programin që ka, në një intervistë për Gazeta Blic.

Berisha ka theksuar se pavarësisht buxhetit të madh që ka pasur komuna për këtë sektor, nuk ka bërë asgjë dhe qytetarët nuk marrin trajtimin e duhur në spitalet e Pejës.

Po ashtu, ai ka treguar pse duhet votuar ai nga qytetarët e Pejës më 12 tetor.

“Komuna sot është e privatizuar, e një klase politike – në kohën tonë ka qenë qasje për të gjithë, ka qenë barazi”, ka thënë Berisha ndër të tjera./Gazeta Blic/