Sporti

Shembull për të gjithë: Modric dha gjithçka në fushë për fitoren e Kroacisë, e pas ndeshjes dha autografe e foto për disa tifozë

09/09/2024 09:17
nga:Lorik J

Luka Modric shkëlqeu në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Polonisë (1:0) në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve. Ai shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, por gjithashtu luajti shkëlqyeshëm vetëm pak orë para ditëlindjes së tij të 39-të. Megjithatë, ai ka gëzuar gazetarët nga Polonia dhe Bosnja e Hercegovina me sjelljen e tij pas ndeshjes. Ata e prisnin në zonën e miks të stadiumit në Osijek dhe në dalje nga Opus Arena dhe u magjepsën nga qëndrimi i Modricit ndaj tifozëve.

Një gazetar i SportSport nga Bosnja dhe Hercegovina ishte në stadium dhe filmoi rastin: “Para se të hynte në zonën miks për të dhënë deklarata, Modric takoi tifozët për të bërë foto dhe i la ata për të shijuar momentin me një nga lojtarët më të dashur në futbollin kroat.”

“Autograf për të gjithë. Foto? Nuk ka problem. Luka Modric tregon një masterclass jo vetëm në fushë”, ka shkruar një gazetar polak krahas një video.

/GazetaBlic Sport