Sport Club Gjilani mundet të mos i ketë rezultatet të cilat i kishte dëshiruar para fillimit të edicionit, mirëpo organizimi i tyre është në nivelin më të lartë të mundshëm.
Klubi nga Gjilani përkujdeset në çdo aspect që sencat stërvitore të realizohen në përpikëmëri, madje edhe atëherë kur kushtet atmosferike ia pamundësojnë një gjë të tillë.
Reshjet e mëdha të borës kishin mbuluar terrenin sintetik në Gjilan më datë 21 nëntor, mirëpo brenda pak orësh çështje u rregullua, pasi që drejtuesit e këtij klubi iu përveshën punës dhe u organizuan për ta larguar borën.
Një ditë më pas ‘kuqebardhët’ udhëtuan drejt Obiliqit për t’u stërvitur në fushën e stadiumit “Agron Rama”, e cila ishte gjithashtu e mbuluar nga bora.
Në orët e para të mëngjesit udhëtuan nga Gjilani vetëm e vetëm për ta pastruar stadiumin.
Pamjet e mëposhtme nuk duan shumë koment.
Të shtunën, “Skifterat” udhëtuan në Drenas për t’u përballur me Feronikeli ’74, me ç’rast gjetën fushën e mbuluar nga bora, por as kjo nuk i pengoi për ta fituar ndeshjen me rezultat bindës 3:0.