Sonte, në stadiumin Tallaght në Dublin, Drita do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Konferencës.
Ndeshja kundër ekipit irlandez Shelbourne, e cila fillon në orën 21:00, shënon sfidën e tretë për ekipin e Gjilanit në këtë fazë grupesh, pas dy barazimeve kundër ekipit finlandez KuPS dhe ekipit qipriot Omonia.
‘Intelektualët’ synojnë fitoren e parë dhe historike në këtë fazë të garave, e cila do të ishte shumë e rëndësishme për gjasat e kalimit në fazën eliminuese.
Kjo përballje do të transmetohet direkt në RTK1.
/GazetaBlic Sport/


