Sporti

Sheji i bindur për suksesin e Shkupit: Respekt për kundërshtarin, por ne kërkojmë grupet

07/21/2023 21:15
nga:Mergim Rreci

Ashtu edhe siç pritej FC Shkupi ka siguruar biletën për në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e kthimit u mbyll me barazim pa gola, por falë fitores së thellë 5:0 në ndeshjen e parë në Lituani, skuadra nga Çairi avanson më tej.

Ndryshe Shkupi në raundin e dytë kualifkues të Ligës së Konferenës do të përballet me Levskin e Sofjes.

Futbollisti i kësaj skuadre, Blerton Sheji tha për ‘GazetaBlic Sport’ se kalimi tutje është një gjë shumë e madhe dhe do të tentojnë që edhe ndaj Levskit ta bëjnë të njëjtën gjë.

Ai tha se ishte i mërzitur që nuk mundi ta ndihmonte skuadrën për shkak të lëndimit, por që u lumturua me suksesin e arritur.

“Për suksesin në turin e parë të ligës së konferencës, ndihem i lumtur dhe i mërzitur, i lumtur për ekipin që arriti të kalojë me sukses turin e parë, i pikëlluar për faktin që nuk isha gati të kontribuoja për ekipin për shkak të lëndimit që pata. Ndërsa për ndeshjen e radhës kundër Levskit do të jetë e vështirë por jo e pamundur, me respekt të plotë për ekipin kundërshtar, por synimi ynë është të arrijmë sa më lartë dje pse jo të futemi në grupe”, tha Sheji.

/GazetaBlic Sport/