Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka thënë për Gazeta Blic se partia e Vuçiqit do t’i ketë 122 deputet nga 250 sa i ka parlamenti i Serbisë.
Kurse, sipas tij SPS i Daqiqit 30 deputetë.
“Në bazë të disa të dhënave që po i përcjellë në Serbi, partia e Vuçiqit do ti ketë 122 deputet nga 250 sa i ka parlamenti i Serbisë. Kurse SPS i Daqiqit do ti ketë 30 deputetë. Kështu që së bashku Vuçiq dhe Daqiq do ti kenë 152 deputet dhe mund ta formojn qeverin. Mirëpo në krahasim me zgjedhjet e kaluara Vuçiq ka rënje drastike në parlamentin e Serbisë. Opozita e bashkuar tërësisht duhet ti ketë afër 80 deputet. Shqiptarët vetëm një deputet”, ka thënë ai.


