Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli në Prime Time me Xhemajl Rexhën ka folur për takimin e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfqësues të Listës Serbe.
Sipas Shehollit, presidenti serb në këtë takim ka manipuluar me zyrtarët serbë duke ua lënë atyre fajin kryesor për masat e paralajmëruara në rast të vendimit të Qeverisë së Kosovës për mos-lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.
“Në mbledhjen e mbajtur në Serbi, Vuçiq mundohet ta dramatizoj situatën që serbët po më thonë kështu.Vuçiq ju ka thënë serbëve thuni ju kështu, që unë të dalë pastaj si shpëtimtarë para bashkësisë ndërkombëtare. Vazhdimisht ndodh kështu. Kjo është një arsye që Vuçiq të tregoj kinse është shpëtimtari sepse ai me këtë mesazh që ai edhe fiton vota”, tha Sheholli në Prime Time me Xhemajl Rexhën. /Kanal10


