Lajme

Sheholli: Të dielen në Veri do të organizohet tubim masiv i sërbëve të Kosovës

11/04/2022 16:09
nga:Y I

Drejtor i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se të dielen në Veri të Mitrovicës pritet të organizohet tubim masiv i serbëve të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Sheholli në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

“Të dielen në veri te Mitrovicës do të organizohet tubim masiv i sërbëve të Kosovës. Çdo serbë që do të jetë në tubim e ka për detyrim që me veti të merr flamurin e Serbisë” deklaroi Sheholli për “Gazeta Blic”.

Ky tubim pritet të mbahet pas suspendimit nga detyra që i’u bë drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veritu, Nenad Gjuriq.

Ndërkohë Lista Serbe ka paralajmëruar largimin e të gjithë serbëve nga institucionet e Kosovës në Veri.

“për shkak se ai nuk pranoi të paralajmëronte bashkëqytetarët e tij për posedimin e targave të ligjshme KM, dhe të cilën kryesia e Listës Serbe dhe të gjithë kryetarët e komunave nga veriu e mirëpritën dhe e përkrahën dje”, thuhet në njoftimin e Rakiqit raporton Gazeta Blic.

Suspendohet drejtori rajonal i policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq

Lista Serbe takim urgjent, paralajmëron largimin e të gjithë serbëve nga institucionet