Lajme

Sheholli për sulmet në veri: Bandat serbe po tentojnë ta pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve

12/06/2022 15:44
nga:G B

Fatmir Sheholli nga Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka folur për situatën në veri mbrëmë dhe sot.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se këto ngjarje janë përpjekje të serbëve dhe bandave të veriut për pengimin e zgjedhjeve lokale.

“Ngjarjet e sotme dhe të mbrëmshme në veri të Kosovës janë përpjekje e serbëve lokalë dhe bandave të veriut që të pengojnë mirëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 18 dhjetorit”, thotë ai.

Sheholli për Gazeta Blic thekson se pas sulmit në zyrat e këshillit komunal të zgjedhjeve, sot nuk i kanë lejuar zyrtarët e KQZ-së të hyjnë aty, ndërsa me lëshimin e sirenave i kanë bërë apel popullatës që të tubohen.

“Mbrëmë banda të caktuara të veriut kanë sulmuar zyrat e këshillit komunal të zgjedhjeve në veri të Mitrovicës duke thyer dritaret e zyrave. Sot në Zubin Potok serbe lokal kanë rrethuar zyrat e këshillit zgjedhor lokal në këtë komunë dhe nuk kanë lejuar zyrtarët e KKZ të kryejnë punët e tyre. Pastaj me lëshimin e sirenave i është bërë apel popullatës në veri të tubohen”, deklaron Fatmir Sheholli./Gazeta Blic/