Lajme

Shefqet Krasniqi rezulton pozitiv me koronavirus, shtrihet në QKUK

06/16/2021 23:09
nga:M K

Hoxhë Shefqet Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime të sigurta. Tutje, ky burim ka konfirmuar se ai është duke u trajtuar në QKUK.

“Shefqet Krasniqi është duke u trajtuar në QKUK. Ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, ka thënë ndër të tjera ky burim për GazetaBlic.

Edhe në faqen e Facebookut që mbahet nga Krasniqi, është publikuar një njoftim që konfirmon se ai është shtrirë në QKUK.

Ai i ka lajmëruar ndjekësit se këtë javë nuk do të mbahen ligjeratat e përjavshme.

GazetaBlic ka tentuar të flas edhe me Krasniqin, por që i njëjti ka qenë i paqasshëm.

LEXO EDHE:

Shteti zëvendëson policët me qytetarë

/GazetaBlic/