Sporti

Shefki Kuqi prezantohet si trajner i Feronikelit 74′

01/08/2024 20:40
nga:Lorik J

FC Feronikeli 74, ka njoftuar se shef i ri shtabit teknik është caktuar Shefki Kuçi.

Kuçi është emër i njohur ky për futbollin europian si lojtar, ku ka lënë gjurmët e tij te skuadrat Blackburn Rowers, Crystal Palace, Swansea City, Newcastle United etj.

“Pas një karriere fantastike si futbollist, Kuçi vjen me idenë e tij për filozofinë e lojës të cilën mëton ta aplikojë tek skuadra jonë. Ai ka krijar mjaftueshëm bagazh edhe në shtabin teknik kryesisht në Finlandë, duke drejtuar edhe skuadra si Inter Turku, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Niklit:

Shefki Kuçi merr drejtimin e klubit, kompletohet shtabi teknik

FC Feronikeli 74, me kënaqësi ju informon që shef i ri shtabit teknik është caktuar Shefki Kuçi

Shefki Kuçi, emër i njohur ky për futbollin europian si lojtar, ku ka lënë gjurmët e tij te skuadrat Blackburn Rowers, Crystal Palace, Swansea City, Newcastle United etj.

Idoll i shumë fëmijëve kosovar në atë kohë, që prisnin para TV me shpresë të ndonjë goli nga ai, për të parë festën e tij të veçantë, “trademark” e tij.

Pas një karriere fantastike si futbollist, Kuçi vjen me idenë e tij për filozofinë e lojës të cilën mëton ta aplikojë tek skuadra jonë. Ai ka krijar mjaftueshëm bagazh edhe në shtabin teknik kryesisht në Finlandë, duke drejtuar edhe skuadra si Inter Turku.

Pjesë e asistentëve të tij vazhdojnë të jenë Faruk Elshani e Avni Hasani, duke u shtuar edhe kualiteti i spanjollit Albert Ramos Moraño, e gjithashtu edhe Fidan Rexhepi.

Skuadra tashmë ka filluar stërvitjet dhe futbollistët janë takuar me trajnerin e tyre të ri.