Lajme

Shefja e USAID-it tregon çka bisedoi në takimet me Vuçiqin e Bërnabiqin në Serbi

05/10/2023 18:10
nga:G B

Administratorja e USAID-it, Samantha Power, përmes disa postimeve në Twitter ka treguar për takimet që ka pasë në Serbi, në vizitën e saj zyrtare.

Fillimisht, ajo shkroi shkurt për takimin që ka mbajtur me presidentin e Serbisë, të cilin e konsideroi produktiv.

“Kam pasur një takim produktiv dhe të gjerë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiq për të ardhmen e Serbisë dhe se si SHBA mund të vazhdojnë të investojnë në suksesin dhe prosperitetin e popullit serb”, ka shkruar ajo.