Lajme

Shefja e UNMIK-ut në Beograd, thekson nevojën që t’i jepet përparësi dialogut në Bruksel

10/18/2024 09:49
nga:Sh R

Caroline Ziadeh, shefja e misionit të UNMIK-ut, ka vizituar Serbinë.

Më saktë, shefja e UNMIK-ut ka bërë të ditur se ka qëndruar në Beograd.

Në një njoftim në “X”, UNMIK-u ka shkruar se shefja e këtij misioni të OKB-së ka “vënë në dukje rëndësinë” e dialogut.

“Përpara sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Ziadeh u takua me presidenten e Asamblesë Kombëtare të Serbisë në Beograd, duke vënë në dukje rëndësinë që të dyja palët t’i japin përparësi Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe angazhimin e UNMIK-ut për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajoni” – ka shkruar UNMIK-u.