Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziyadeh, po qëndron në një vizitë në Beograd.
Gjatë dy ditëve ajo do të takohet me liderë politik dhe diplomatë.
Ziadeh theksoi nevojën e de-përshkallëzimit të tensioneve dhe kthimit në dialog.
E para e misionit të OKB-së në Kosovë bëri thirrje për transparencë në hetime dhe llogaridhënie në lidhje me ngjarjet e 24 shtatorit.
“PSSP Ziadeh do t’i raportojë Këshillit të Sigurimit më vonë këtë muaj”, thuhet në njoftim.
Më 24 shtator Serbia kreu agresion në Kosovë.
Si pasojë e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, u vra polici Afrim Bunjaku.
Kjo ngjalli reagime të shumta, duke e dënuar maksimalisht.