Shefi më i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij rus, gjeneralin e ushtrisë, Valery Vasilyevich Gerasimov.
Kjo telefonatë vjen pas pretendimeve ruse se Ukraina po planifikon një sulm, raporton Sky News.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Mbrojtjes, Admirali Sir Tony Radakin hodhi poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina po planifikon veprime për të përshkallëzuar konfliktin dhe ai ritheksoi mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes shtoi se të dy udhëheqësit ushtarakë ranë dakord për rëndësinë e mbajtjes së kanaleve të hapura të komunikimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë.
“Biseda pasoi thirrjen e Sekretarit të Mbrojtjes me homologun e tij rus dje dhe një telefonatë mes ministrave të jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së mbrëmë”, tha ai.


