Lajme

Shefi i zyrës së BE-së takohet me Krasniqin, këto janë temat që u diskutuan

03/21/2023 15:53
nga:Y I

Tomas Szunyog, shef i Bashkimit Evropian në Kosovë, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kështu ai ka nisur takimet me liderët e opozitës, pasi në Ohër është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse nuk u nënshkrua.

“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në Twitter shefi i zyrës së BE-së.