Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka marrë pjesë në një organizim në Budapest rreth Dialogut dhe Sigurisë.
Szunyog ka thënë se në fjalën e tij ka theksuar se rruga evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalon përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai ka shtuar se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të implementojnë Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit dhe implementimin e Aneksit të Implementimit pa vonesa dhe parakushte.
“Theksova se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë dhe kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE dhe normalizimit të marrëdhënieve. BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, ka thënë shefi i Zyrës së BE-së.
Given that enlargement is merit-based, I stressed that the pace of reforms needs to be accelerated. Kosovo should make tangible and irreversible progress, starting with the fundamentals, namely the rule of law, human rights, economy & the functioning of democratic institutions.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 26, 2024