Lajme

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë jep detaje për takimin me prokuroren speciale

10/23/2024 16:08
nga:G B

Shefi i Zyrës së Be-së në Kosovë, Aivo Orav ka mirëpritur sot prokuroren e specializuar Kimberly West.

Orav thotë se në takim ka theksuar rolin e rëndësishëm të zyrës së saj në sigurimin e përgjegjësisë për krimet e rënda.

“Mirëprita të hënën prokuroren e specializuar Kimblery West, e cila vizitoi Kosovën. Theksova rolin e rëndësishëm të zyrës së saj në sigurimin e përgjegjësisë për krimet e rënda dhe se Bashkimi Evropian në Kosovë në koordinim me EULEX-in do të vazhdojnë të mbështesin mandatin e saj”, ka shkruar Orav në “X”.