Lajme

Shefi i urgjencës për gruan që u gjet e vdekur në Prishtinë: Ka qenë e mbuluar me gjak

01/04/2023 15:11
nga:G C

Në pasditen e sotme një grua rreth 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete në hollin e katit të dytë të një ndërtesë në rrugën “Ferat Dragaj” në Breg të Diellit, afër lokacionit të njohur si “Furra Qerimi”, ka mësuar Nacionale nga autoritetet e vendit.

Epiket e urgjencës kanë qenë ato që e kanë konstatuar vdekjen e kësaj gruaje. Por ende mbetet mister shkaktari i vdekjes.

Detaje për këtë rast ka dhënë shefi i Urgjencës Avdyl Pacolli.

Ai ka thënë se viktima ka qenë e mbuluar me gjak.

“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli për Nacionalen.

Ndryshe, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për rastin në fjalë tha se policia ka pranuar informatën rreth orës 13:00.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur një grua në Prishtinë, Policia: Viktima grua kishte lëndime

Policia e konfirmon: Një femër gjendet pa shenja jete te “Furra Qerimi” në Prishtinë