Lajme

Shefi i shtabit të VLEN: Si duket kësaj radhe do të gëzohemi ne

05/08/2024 21:23
nga:Sh R

Shefi i shtabit të VLEN në një lidhje direkte për Klan Kosova tha se ngado që marrin informacione, ato sipas tij janë të mira.

Ai është shprehur se në krahasim me ato presidenciale, ka dallim të theksuar në këto zgjedhje.

Tutje, shefi i shtabit të VLEN është shprehur se si duket kësaj radhe do të gëzohen ata.

“Për momentin në Tetovë jemi duke çu para diku tek 1 mijë vota, ndonjëherë ndryshon, por ende nuk kemi rënë nën koalicionin e Frontit Evropian”.

“Gjithandej ku marrim informata, vijnë informata të mira, kështuqë në krahasim me ato presidenciale, ka dallim të theksuar në këto zgjedhje. Kështu nëse vazhdon, i bie që VLEN-i do të dalë fitues. Si duket kë saj radhe do të gëzohemi ne”, është shprehur ai.