Shefi i Repartit të IVF në gjinekologji, Leandrit Bejtullahu, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me procedurën e Fertilizimit të Asistuar Mjekësor që ka filluar të kryhet në QKUK.
Bejtullahu sqaroi se në fillim ka patur mungesë të disa barnave por që tashmë janë siguruar.
Ai pohoi se e gjithë procedura dhe barnat janë falas.
“Çështjet e thella administrative nuk merrem me to, çështjet e pagesave merren në një nivel tjetër. Ajo që di është që është premtu që dy procedurat e para kanë me qenë falas. Barnat të cilat janë premtu janë siguru, atë informatë e kam, në repart presim me arrit sa më shpejt që është e mundur. Edhe deri tani kemi patur një pjesë të barnave. Pacientët e parë që janë lajmëru, që atë pjesë të barnave që nuk i kemi me i siguru vetë. Ky ka qenë një grup i vogël, ata janë lajmëru vetë, ne nuk kemi udhëzu me shku me i ble barnat, dëshira e tyre ka qenë sepse nuk kanë dashur të presin më shumë. Tani edhe ajo problematikë është tejkalu, i kemi komplet barnat, kështu që në këtë aspekt procedura është falas dhe barnat janë falas” tha Bejtullahu në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


