Sporti

Shefi i PSG: Nuk mund ta konfirmoj largimin e Mbappes

03/06/2024 09:20
nga:Lorik J

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khealifi, ka thënë se nuk mund të konfirmojë ende që Kylian Mbappe do të largohet nga parisienët.

“Nuk mund ta konfirmoj largimin e Kylian Mbappe. Klubi gjithmonë njofton kur ka diçka të tillë. Ai ka një kontratë aktive, por ne jemi duke bërë plane për të ardhmen,” i tha Al-Khelaifi – Fabrizio Romanos.

Tashmë më 15 shkurt u shfaq informacioni se Mbappe kishte njoftuar drejtuesit e PSG-së se do të largohej nga klubi në verë si lojtar i lirë.

Për momentin, besohet se futbollisti tashmë ka rënë dakord me Real Madridin.

/GazetaBlic Sport