Lajme

Shefi i OBSH-së: 2022 mund të shënojë fundin e pandemisë

12/31/2021 17:04
nga:M K

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë një deklaratë shpresëdhënëse për mposhtjen e pandemisë në vitin 2022 në një mesazh të Vitit të Ri, duke thënë se “mjetet për t’i dhënë fund kësaj fatkeqësie” edhe pse rastet e reja të përditshme të Covid në mbarë botën arrinin rekorde të reja.

Por postimi optimist nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, të cilin ai e ndau në LinkedIn të enjten, erdhi me një paralajmërim: “Sa më gjatë të vazhdojë pabarazia, aq më gjatë do të vazhdojë pandemia.”

Dy vjet më vonë, mjetet në dispozicion për të luftuar Covid-19 mbeten të shpërndara në mënyrë të pabarabartë në të gjithë botën. Në Afrikë, tre në katër punonjës të kujdesit shëndetësor mbeten të pavaksinuar, ndërsa njerëzit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara po marrin doza të treta përforcuese. Ky hendek i ka bërë më të mundshme shanset për shfaqjen e varianteve të reja, “duke na mbyllur në një cikël humbjesh, vështirësish dhe kufizimesh të vazhdueshme”, tha Tedros.

“Nëse i japim fund pabarazisë, i japim fund pandemisë dhe i japim fund makthit global që të gjithë kemi jetuar. Dhe kjo është e mundur”, shtoi ai.

Si pjesë e rezolutave të tij për Vitin e Ri, shefi i OBSH-së tha se do të punonte në bashkëpunim me qeveritë për t’i dhënë përparësi dërgesave të vaksinave për nismat globale, si COVAX dhe AVAT, me objektivin e vaksinimit të 70% të njerëzve në të gjitha vendet deri në mesin e vitit 2022.