Lajme

Shefi i NATO-s nesër e pasnesër në SHBA, pritet të takohet me Trumpin e Rubion

07/13/2025 14:22
nga:Genita C

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Mark Rutte, do të qëndrojë në Washington D.C. të hënën dhe të martën.

Rutte do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, si dhe me Anëtarë të Kongresit, njoftoi Aleanca.

Njoftimin e ndau në X edhe zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart.