Lajme

Shefi i kabinetit të Konjufcës: Radojqiq edhe mund të hyjë në Kosovë, po nuk dihet si del pastaj

10/04/2023 11:33
nga:G B

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Glauk Konjufcës, ka reaguar për lirimin e Milan Radoiçiq në Serbi, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia si aspirante e BE-së vazhdon traditën e strehimit të terroristëve.

Ai ka shtuar se Radojqiq e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë, ose edhe mund të hyjë po nuk dihet si del pastaj.

Postimi i tij i plotë:

Serbia si aspirante e BE-së vazhdon traditën e strehimit të terroristëve.

Radojqiq e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë, ose edhe mund të hyjë po nuk dihet si del pastaj.