Lajme

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri: Kurti nuk e ka guximin e burrështetasit

01/14/2022 18:07
nga:N M

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kjo parti konsideron se tendenca e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë është sulm ndaj shtetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Tahiri në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se këto veprime të shtetit fqinj kanë tendencë armiqësore.

“Konsiderojmë dhe vlerësojmë se një referendum i tillë është një sulm ndaj shtetit dhe sovranitetit të Kosovës në njërën anë dhe në anën tjetër kemi thënë që verimet e tilla që në fakt kanë tendencë armiqësore duhet që të ndalen nga Serbia. Pra kemi dalë kundër jo për shkak të Qeverisë ‘Kurti’ e as për shkak të pozicionit që kanë marrë por për shkak se po shihet qartë që z.Kurti edhe në thirrjen e seancës së jashtëzakonshme dhe në qasjen e tij shihet që nuk e ka guximin e burrështetasit me marr qëndrim”, ka thënë ai.

Më tutje, Tahiri tha se Kurti s’ka pasur guxim të marrë vet vendim lidhur me këtë çështje por se ka thirrur seancë të Kuvendit.

“Ka lyp seancë të jashtëzakonshme kur ka mujtë me ushtru një detyrë kushtetuese që e ka në Qeveri. Ne nuk i ikim kësaj dhe do të marrim pjesë. Ne kemi marrë një informacion që në orën 14:00 do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga VV-ja”, ka thënë ai.

Dalin pensionet për mbi 293 mijë përfitues