Lajme

Shefi i EULEX kërkon të zbatohet vendimi për Manastirin e Deçanit

02/29/2024 00:11
nga:Gazeta Blic

Shefi i misionit të Eulex në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka bërë një koment rreth çështjes së pronësisë së Manastirit të Deçanit.

Për këtë ai ka shkruar se “vënia në pikëpyetje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve gjyqësore minon pavarësinë e gjyqësorit”.

Ai ka përmendur vendimin e vitit 2016-të, duke thënë:

“Vënia në pikëpyetje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve gjyqësore minon pavarësinë e gjyqësorit, duke gërryer shtetin e së drejtës. Vendimi i vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit, është i detyrueshëm për të gjithë personat dhe institucionet, pa përjashtim”.

Edhe pse çështja e pronës së Manastirit të Deçanit që disa vite është “zgjidhur juridikisht”, problematika mbetet e papërfunduar.

Gjykata Kushtetuese kishte vendosur në favor të Manastirit.