Lajme

Shefi i EULEX-it mirëpret ambasadoren e re të Holandës në Kosovë

09/02/2024 13:49
nga:N K

Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje (EULEX), Giovanni Pietro ka mirëpritur ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

“Falënderova Holandën për mbështetjen e vazhdueshme dhe të kualifikuar për Misionin dhe i urova suksese ambasadores Boven në emërimin e saj të ri”, ka shkruar ai në X.