Lajme

Shefi i BE-së: Qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj

04/19/2021 10:44
nga:N M

Këshilli i Investitorëve Evropianë ka mbajtur konferencë me rastin e 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së.

Me këtë rast shefi i zyrës së BE-së Tomash Sznyoug, tha se kjo është një marrëveshje shume e rëndësishme si për Kosovën, po ashtu edhe për BE-në.
Sipas tij, MSA-ja ndihmon Kosovën që ta forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile.

Prandaj ai ka kërkuar që qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj.

“Qeveria duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët huaj. Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në”.

“Marrëveshja ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile. Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë”. EO

Haxhiu thotë se ka krijuar një urë lidhëse për të siguruar 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer