Lajme

Shefi i BE-së në Kosovë voton në zgjedhjet e përgjithshme të Çekisë

3 vite më parë
nga:M K

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka votuar për zgjedhjet e përgjithshme të Çekisë.

Ai ka votuar në objektin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë gjatë ditës së djeshme.

“Ambasadori i BE -së në Kosovë, Tomas Szunyog, gjithashtu votoi në zgjedhjet për Deputetët e Parlamentit të Republikës Çeke në Ambasadën e Republikës Çeke në Prishtinë në ditën e parë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Szunyog është me prejardhje nga shteti çek dhe për këtë arsye ka marrë pjesë në zgjedhje.