Lajme

Shefi i BE-së bën homazhe te varri i Afrim Bunjakut: Të ndiqen autorët e sulmit në Banjskë

09/24/2024 11:19
nga:G C

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë homazhe me rastin e njëvjetorit të rënies heroike të rreshterit policor, Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë një konfrontimi me një grup terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

Në një postim në platformën X, Orav ka bërë thirrje për ndjekjen e shpejtë të autorëve.

“Një vit pas sulmit në Banjskë, i kam bërë nderimet e mia Afrim Bunjakut, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës. Mendimet e mia janë me familjen e tij, kolegët dhe popullin e #Kosovës, të cilët kërkojnë drejtësi. Ne bëjmë thirrje për ndjekjen e shpejtë të autorëve”, shkroi ai teksa shpërndau reagimin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.