Alan Shearer ka thënë se Marcus Rashford nuk duket i lumtur për momentin.
Anglezi nuk ka shënuar në 12 ndeshjet e tij të fundit për Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.
I pyetur se pse Rashford është aktualisht jashtë formës, Shearer tha: “Unë mendoj se përgjigja e thjeshtë është që ne nuk e dimë sepse nuk jemi në klubin e futbollit”.
“Por ajo që ne po shohim është një njeri që duket shumë i pakënaqur. Ju nuk shihni një futbollist të lumtur, nuk shihni një njeri të lumtur në këtë moment në Marcus Rashford. Ai duket një lojtar ndryshe për Anglinë.”
“Duket e zymtë dhe kur është kështu, ju nuk do të jeni kurrë në maksimumin tuaj”, shtoi ish-sulmuesi i Newcastle.
/GazetaBlic Sport


