Lajme

ShBA: Tërheqja e Izraelit nga Khan Younis mund të jetë bërë që trupat e tij të pushojnë e rimëkëmben

10 muaj më parë
nga:G B

Shtëpia e Bardhë ka thënë se tërheqja e Izraelit nga Khan Younis mund të jetë bërë në mënyrë që trupat e tij të pushojnë dhe të rimëkëmben.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, u shpreh se e vështirë të dihet saktësisht se çfarë do të thotë kjo tani, shkruan CNN.

“Puna është se ata [trupat izraelite] janë lodhur pas katër muajsh luftime në Gaza”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Izraeli njoftoi se do të tërhiqte trupat nga Khan Younis erdhi përpara një njoftimi se do të merrte pjesë në bisedimet për armëpushim në Kajro.