Lajme

SHBA publikon statistikat: Kjo është përqindja e aseteve ushtarake ruse të shkatërruara në Ukrainë

03/08/2022 23:17
nga:Genita C

SHBA vlerëson se rreth 8% deri në 10% e aseteve ushtarake ruse të përdorura në pushtimin e Ukrainës tani janë shkatërruar ose të pafuqishme.

Kështu tha një zyrtar amerikan i njohur me informacionet e fundit nga intelegjenca e SHBA-ve, shkruan CNN.

Pajisjet e humbura përfshijnë tanke, avionë, artileri dhe mjete të tjera ushtarake.

Kjo është afër dyfishi i humbjeve që raportoi CNN javën e kaluar kur u vlerësua se Rusia kishte humbur 3% deri në 5% të aseteve të saj ushtarake.

SHBA vlerëson se ushtria ukrainase ka humbur një përqindje të ngjashme të aseteve të saj.