Lajme

SHBA pritet të ndihmojë në transferimin e tankeve nga aleatët e NATO-s në Ukrainë

04/03/2022 00:30
nga:Astrit Gashi

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se ShBA do të ndihmojë në lehtësimin e transferimit të tankeve nga aleatët e NATO-s në Ukrainë.

Kështu ka thënë shefi korrespondent i sigurisë kombëtare, Jim Sciutto përmes një postimi në Twitter.

“Tanket do të jenë tanke T-72 të epokës sovjetike, me të cilat ushtria ukrainase ka përvojë në operim dhe do të dorëzohen brenda ditëve, jo javëve”, ka shkruar ai.