Lajme

ShBA planifikon t’u kërkojë vizitorëve 5 vite histori të rrjeteve sociale për hyrje në vend

12/11/2025 08:27
nga:G B

Vizitorët që hynë në Shtetet e Bashkuara pa vizë mund të përballen së shpejti me kërkesa shumë më të gjera për informacion personal, përfshirë historikun e rrjeteve sociale, adresat e emailit dhe të dhëna të detajuara familjare. Propozimi i ri u publikua të mërkurën në Federal Register nga Agjencia e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit .

Sipas njoftimit, autoritetet amerikane synojnë të mbledhin deri në pesë vite të dhëna nga llogaritë e rrjeteve sociale të udhëtarëve nga vendet që bëjnë pjesë në Programin e Heqjes së Vizave. Programi u lejon qytetarëve të 42 shteteve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Greqinë, Australinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut, të udhëtojnë në SHBA për deri në 90 ditë pa vizë, për turizëm ose biznes, raporton AlJazeera.

Aktualisht, personat që aplikojnë përmes sistemit ESTA miratohen online, pa pasur nevojë për intervistë në ambasadë. Ata dorëzojnë një sërë të dhënash bazë, ndërsa pyetja për rrjetet sociale ekziston që prej vitit 2016, por ka qenë opsionale.