Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA miratoi projektligjin që pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë
Dhoma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar një projektligj që pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Ky projektligj u prezantua nga Richard Neal dhe Kevin Brady dhe vjen si masë për dobësimin e ekonomisë së Rusisë, pas luftës që kjo e fundit po e bën në Ukrainë, ku 424 kongresmenë ndërsa tetë ishin kundër.
Prezantuesit e projektligjit, përmes një deklarate të përbashkët thanë se duhet të bëjnë gjithçka munden për ta mbajtur Putinin përgjegjës për sulmin ndaj popullit ukrainas dhe minimin e stabilitetit globa.
“Pezullimi i marrëdhënieve normale tregtare është një pjesë thelbësore e përpjekjeve tona për të rivendosur paqen. shpëtoni jetë dhe mbroni demokracinë”, thuhet në deklaratë.
Ndërsa, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, tha se do të punojë shpejt që projektligji të kaloj në Senat, teksa shtoi se priste që legjislacioni të kishte mbështetje të fortë dypartiake.
“Të dyja palët mbeten të bashkuara për t’i dërguar Putinit një mesazh të qartë: dhuna e tij çnjerëzore kundër popullit ukrainas do të ketë një çmim gjymtues dhe hapi i sotëm i Dhomës së Përfaqësuesve është një mënyrë tjetër se si po e bëjmë këtë realitet”, tha Schumer


