Lajme

“SHBA nuk beson se Putini dëshiron të sulmojë NATO-n, nuk e kërkon konfliktin me Aleancën, pas ngecjes në Ukrainë”

05/12/2022 01:46
nga:Astrit Gashi

Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron të hyjë në një konflikt ushtarak me NATO-n.

Këtë deklaratë e bëri Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Duke marrë parasysh llogaritjet e Putinit, mendimi im është se Rusia nuk dëshiron të sulmojë NATO-n”, tha Austin gjatë fjalimit të tij në Kongres, raporton Reuters.

Lloyd shtoi se Moska nuk i arriti qëllimet e saj edhe tre muaj pas fillimit të konfliktit.